Lidhje

Klinton, e shqetësuar rreth qëndrimit të Phenianit


Hillary Clinton

Hillary Clinton

Znj. Klinton i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të punojnë ngushtë së bashku për ndryshimin e sjelljes së këtij vendi komunist.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thotë se ka ende shpresë se Koreja e Veriut mund të heqë dorë nga marrja e një hapi provokues siç është kryerja e një prove tjetër bërthamore.

Duke folur në një forum global televiziv të martën, znj. Klinton i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të punojnë ngushtë së bashku për ndryshimin e sjelljes së këtij vendi komunist. Ajo tha se kur udhëheqësi i ri i Koresë së Veriut Kim Jong Un erdhi në pushtet një vit më parë, Shtetet e Bashkuara shpresuan se ai do të lejojë hapjen e vendin dhe do të të bëjë përpjekje për të përmirësuar jetën e shtetasve të tij.

Koreja e Veriut bëri kërcënime të reja kundër Koresë së Jugut dhe aleatëve e saj të martën, duke thënë se e sheh si një akt lufte, zgjerimin e sanksioneve kohët e fundit nga ana e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër Phenianit.

Në një koment tipik të ashpër, Agjencia Qendrore Koreanoveriore e Lajmeve premtoi "goditje hakmarrëse të pamëshirshme" dhe "një luftë të madhe e të drejtë për bashkimin kombëtar" në përgjigje të sanksioneve.

Javën e kaluar, Koreja e Veriut kërcënoi se do të kryejë një tjetër provë bërthamore, pas vendimit njëzëri të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ndëshkuar Phenianin për nisjen e një rakete në muajin dhjetor. Pheniani tha se raketa vendosi një satelit për qëllime paqësore në orbitë, por në përgjithësi besohet se lëshimi i raketës ishte fillimi i një prove me raketa balistike.

Ndërkohë, Korea e Jugut është gati për provën e saj të tretë për të dërguar një satelit në orbitë të mërkurën. Presion mbi misionin raketor të Seulit është rritur në mënyrë të konsiderueshme pas lëshimit të suksesshëm të raketës nga ana e Koresë së Veriut në dhjetor.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG