Lidhje

Transplantim i rrallë i dyfishtë gjymtyrësh


Një ushtar amerikan që kishte humbur të katër gjymtyrët në Irak doli dje nga një spital afër Uashingtonit, pas një operacioni të rrallë. Ushtarit iu transplantuan dy krahët, megjithatë do të duhen disa vjet para se ai ta marrë veten nga operacioni.

26-vjeçari Brendan Marrocco u tha gazetarëve se ishte i mrekulluar që kishte përsëri krahët, të cilat i kishte humbur nga shpërthimi i një bombe në Irak në vitin 2009. Ai është ushtarai i parë nga luftrat në Irak dhe Afganistan që mbeti gjallë pas humbjes së të katër gjymtyrëve.

Më 18 dhjetor, ushtari iu nënshtrua një operacioni prej 13 orësh për transplantimin e krahëve të reja. Pritet që ai të kalojë nëpër një proces disavjeçar për të përmirësuar përdorimin e gjymtyrëve të reja.

"Isha shumë i mërzitur që nuk kisha krahë. Që nuk kisha këmbë, këtë edhe e pranoja, por kur nuk ke krahë, kjo të merr shumë nga jeta, madje të ndryshon personalitetin. Sepse njeriu flet me duar, bën çdo gjë me duar, përndryshe ndihesh i humbur."

Megjithëse do t'i duhen disa vjet për ta marrë veten plotësisht nga operacioni, ushtari Brendan Marrocco thotë se mezi pret të fillojë të notojë, të marrë pjesë në gara me karrocën e invalidit dhe të ngasë përsëri makinën.

XS
SM
MD
LG