Lidhje

SHBA kërkon bisedime serioze me Iranin


Nënpresidenti amerikan Joe Biden thotë se oferta 4-vjeçare për bisedime të drejtpërdrejta mes Iranit dhe grupit ndërkombëtar të kontaktit, i njohur si P5+1, mbetet e vlefshme, në se udhëheqësi iranian është gati për bisedime serioze, të cilat të mos mbahen në kushte sekrete.

Zoti Biden i bëri këto komente në konferencën e sigurisë që po mbahet në Mynih. Nënpresidenti amerikan tha se pesë vendet e përherhshme të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermania duan që Irani të marrë pjesë në tryezën e bisedimeve, duke parashtruar propozimet e veta.

Këto komente të zotit Biden i bën pas një artikulli të botuar dje në gazetën “The Wall Street Journal”, ku thuhet se Sekretari amerikan i Mbrojtjes, i cili së shpejti do të largohet nga ky post, Leon Panetta, e ka akuzuar Iranin për shkallëzimin e tensioneve në rajon.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG