Lidhje

Lavrov takon udhëheqësin e opozitës siriane


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov zhvilloi për herë të parë bisedime të drejtpërdrejta me udhëheqësin e opozitës siriane, në mjediset e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Takimi i sotëm mes zotit Lavrov dhe zotit Moaz al-Khatib nuk përfshiu pjesëmarrjen e zëvendëspresidentit të SHBA-së Joe Biden dhe të të dërguarit të OKB-së, Lakhdar Brahimi, pavarësisht njoftimeve fillestare, sipas të cilave katër udhëheqësit mund të takoheshin në Gjermaninë jugore. Zoti Biden zhvilloi takime të veçanta me zotërinjtë Lavrov, Brahimi, dhe el-Khatib.

Një nga objektivat e Konferencës së këtij viti për Sigurinë në Mynih është vazhdimi i përpjekjeve për gjetjen e mjeteve që do t'i jepnin fund luftës civile në Siri.
Pak ditë më parë, udhëheqësi i opozitës siriane el-Khatib tha se është i gatshëm për të negociuar me qeverinë e Presidentit sirian Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG