Lidhje

Radikalët marksistë marrin përgjegjësinë për sulmin në Ankara


Një grup radikal marksist mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës me bombë që ndodhi të premten pranë kompleksit të ambasadës amerikane në Ankara, ku u vra një roje turke.

Në një dekaratë që bëri dje në Internet, Partia Revolucionare e Çlirimit të Popullit i cilësonte Shtetet e Bashkuara “vrasës të popujve të botës”. Këtë parti SHBA dhe BE e kanë cilësuar organizatë terroriste dhe ajo mendohet se ka kryer një numër sulmesh terroriste vdekjeprurëse gjatë dekadave të fundit.

Në deklaratë thuhej se autori i sulmit, të cilin e cilësonte “luftëtar”, kreu një akt vetsakrifikimi. Autori i sulmit identifikohej si Alisan Sanli dhe në internet paraqitej edhe një foto e tij, duke fshikulluar armë.

Media turke njoftoi se autoritetet kanë ndaluar tre persona lidhur me sulmin e së premtes, gjatë operacioneve të policisë në Stamboll dhe Ankara.

Gjithashtu dje, roja e sigurimit që u vra në atë sulm u varros pranë Ankarasë. Ai u njejtësua si Mustafa Akarsu.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG