Në mbarë Brazilin sot po mbahen mesha katolike për të kujtuar qindra njerëzit që u vranë javën e kaluar nga zjarri që ra në një klub nate në qytetin Santa Maria.
Shumica e 236 viktimave në klubin Kiss ishin studentë. Këmbana e kishës së qytetit ra për çdo herë që prifti lexonte emrin e një vikime.
Zyrtarët thonë se mbi 100 persona të tjerë që ndodheshin në klub të dielën e kaluar janë ende në spital. Autoritetet thanë se zjarri u shkaktua nga fishekzjarret që përdori gjatë interpretimit një nga grupet muzikore.
Lidhur me këtë tragjedi janë ndaluar 4 persona, mes tyre pronari i klubit dhe dy nga pjasëtarët e grupit muzikor.