Lidhje

Foto e Presidentit duke bërë qitje


Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë publikuar një fotografi, që e paraqet Presidentin Obama duke bërë stërvitje për qitje në qendrën presidenciale të pushimit Camp David, në Maryland.

Fotografia që paraqet presidentin duke bërë qitje, publikohet ndërkohë zoti Obama përpiqet për miratimin e planit të tij për pakësimin e dhunës me armë zjarri, duke i kërkuar Kongresit të miratojë kufizime më të forta për armët. Presidenti Obama fillimisht e bëri të njohur eksperiencën etij me armët në numrin e 11 shkurtit të Revistës “The New Republic”.

Para publikimit të fotografisë, përfaqësuesja e Partisë Republikane, Marsha Blackburn tha:”Në se ai stërvitet për qitje, pse nuk e dinim këtë më parë? Përse nuk kemi parë foto më parë?” Ndërsa Shoqata Kombëtare e Armëve, NRA, tha përmes një zëdhënëseje, tha se “një fotografi nuk e shuan dot qëndrimin e tij të mbështetjes gjatë gjithë jetës për ndalimin e armëve dhe për çdo skemë të imagjinueshme për kontrollin e armëve”.

Ndërsa ka bërë propozime për ndryshime ligjore që synojnë pakësimin e armëve, Presidenti Obama ka thënë se ai e mbështet me forcë Amendamentin e Dytë të Kushtetutës Amerikane, që sanksionon të drejtën për armëmbajtje për shtetasit amerikanë.

Debati për armët e zjarrit është vënë në qendër të vëmendjes në Shtetet e Bashkuara, pas masakrës që ndodhi në qytezën Newtown të Conencticutit, ku një person i armatosur vrau 20 fëmijë dhe 6 të rritur në një shkollë fillore.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG