Lidhje

Kastro: "Chavez po përmirësohet pas operacionit"


castro fidel
castro fidel

Z. Chavez nuk është parë apo dëgjuar nga publikisht që nga 11 dhjetori.

Udhëheqësi kuban në pension Fidel Kastro thotë se Presidenti Hugo Chavez i Venezuelës është përmirësuar ndërsa ai rimëkëmbet nga operacioni i kancerit.

Z. Kastro bëri një paraqitje të rrallë publike të dielën, kur ai votoi në zgjedhjet parlamentare.

Në qendrën e votimit, 86-vjeçari Kastro foli për televizionin shtetëror në lidhje me përpjekjet për të reformuar ekonominë, integrimin e Amerikës latine, mbi presidentin Chavez dhe çështjeve të tjera.

Ai tha se presidenti Chavez po bëhet "shumë më mirë", pas kryerjes së një operacioni të katërt në një spital kuban. Z. Chavez nuk është parë apo dëgjuar nga publikisht që nga 11 dhjetori. Zyrtarët nuk kanë zbuluar detajet e kancerit të tij, përveç se thonë se tumori ishte në zonën e legenit.
XS
SM
MD
LG