Lidhje

Vaksina e re kundër TBC, e pasuksesshme


vaccine
vaccine

Një studim i shumëpritur i vaksinës së parë të re të tuberkulozit në gati një shekull tregon se ajo nuk ofron asnjë avantazh të rëndësishëm në krahasim me vaksinën ekzistuese

Një studim i shumëpritur i vaksinës së parë të re të tuberkulozit në gati një shekull tregon se ajo nuk ofron asnjë avantazh të rëndësishëm në krahasim me vaksinën ekzistuese në mbrojtjen e foshnjeve nga infeksionet e tuberkulozit. Rezultatet, bazuar në një studim të rreth 3.000 foshnjeve në Afrikën e Jugut, ishin zhgënjyese, por jo krejtësisht të papritura.

Vaksina, i quajtur MVA85A, është më e përparuar sesa më shumë se mbi 10 vaksina të tuberkulozit, të cilat janë duke u provuar klinikisht. Shkencëtarët janë ende duke u përpjekur për të vlerësuar pse prova dështoi dhe në ç'mënyrë këto rezultate mund të ndikojnë studimet e ardhshme.

Vaksina e vetme aktuale kundër tuberkulozit - e njohur si Bacille Calmette-GuDerin, ose BCG - u zhvillua në vitin 1921. Ajo është përdorur për të imunizuar foshnjet në vendet me përqindje të lartë tuberkulozi. Por mbrojtja e vaksinës BCG zgjat vetëm disa vjet, dhe nuk ofron imunitet kundër bakterit më të zakonshëm të tuberkulozit që sulmon mushkëritë e adoleshentëve dhe të rriturve, dhe që përhapet lehtë përmes kollitjes dhe teshtitjes.

Tuberkulozi vret çdo vit 1 milionë e 400 mijë njerëz në mbarë botën. Më shumë se 9 milionë raste të reja tuberkulozi diagnostikohen çdo vit.

Trajtimi rutinë për TB zgjat 6 deri 9 muaj me antibiotikë të fuqishëm - një regjim që mund të jetë i kushtueshëm dhe i vështirë, sidomos në rajonet e varfra dhe të largëta të botës.
XS
SM
MD
LG