Lidhje

Enver Hasani: Sistemi gjyqësor në Kosovë reflekton problemet e gjithë shoqërisë

  • Mirela Milori

Këto ditë ndodhet në Shtetet e Bashkuara kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, zoti Enver Hasani. Gjatë qëndrimit të tij këtu, zoti Hasani mbajti ligjëratën “Vetëvendosja evropiane dhe mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në rastin e Kosovës” në fakultetin e drejtësisë të universitetit të Harvard-it.

Gjatë vizitës në Boston, zoti Hasani u nderua me çmimin Anëtar Nderi i organizatës “The Mentor Group”, një institut kërkimor publik që synon shkëmbim përvoje midis sistemit amerikan të drejtësisë dhe atij të Bashkimit Evropian.

Gjatë një interviste në programin Ditari, zoti Hasani foli edhe për problemet e sistemit të drejtësisë në Kosovë, si dhe për arritjet dhe sfidat e Gjykatë Kushtetuese të Kosovës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG