Lidhje

SHBA, zbulohet skema mashtruese me karta krediti


Prokurori federal Paul Fishman thotë se kjo është një nga skemat më të mëdha mashtruse me karta krediti e zbuluar ndonjëherë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Departamenti amerikan i Drejtësisë thotë se agjentët federalë kanë shkatërruar një skemë mashtrimi prej 200 milionë dollarësh me karta krediti, dhe 18 njerëz janë akuzuar. Kjo është një nga skemat më të mëdha mashtruse me karta krediti e zbuluar ndonjëherë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Prokurori federal Paul Fishman tha dje se për shkak të lakmisë dhe arrogancës së të dyshuarve, konsumatorët mund të paguajnë tarifa dhe norma më të larta interesi.

18 personat janë akuzuar për fabrikim identiteti për të marrë karta kreditit dhe për manipulimin e raporteve të kreditit në mënyrë që të tërhiqnin dhe shpenzonin sa më shumë para. Prokurorët thonë se të dyshuarit nuk synonin për t'i shlyer borxhet e tyre.

Thuhet se të dyshuarit i përdornin paratë për të blerë makina luksoze, rroba e trajtime sportive, dhe kishin transferuar miliona dollarë në vende të tilla si Kinë, Pakistan, Rumani, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

XS
SM
MD
LG