Lidhje

Presidenti iranian pritet ngrohtësisht në Egipt


iran egypt
iran egypt

Presidenti i ri i Egjiptit, Morsi, përshëndeti udhëheqësin iranian Ahmadinexhad në një ceremoni qilimi-të-kuq që shënoi një largim të qartë nga dekadat e lidhjeve të ngrira midis dy fuqive rajonale.

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad mori një pritje të ngrohtë zyrtare në Kajro të martën, në udhëtimin e parë nga një udhëheqës iranian në Egjipt që nga viti 1979 kur ndodhi revolucioni islamik në Iran.

Presidenti i ri i Egjiptit, Mohamed Morsi, përshëndeti udhëheqësin iranian në një ceremoni qilimi-të-kuq që shënoi një largim të qartë nga dekadat e lidhjeve të ngrira midis dy fuqive rajonale. Udhëheqësi iranian ka në plan të marrë pjesë në një takim rajonal tre-ditor të nivelit të lartë që fillon sot (të mërkurën) në Kajro.

Agjencia e lajmeve MENA e Egjiptit tha se të dy udhëheqësit diskutuan mënyra për të zgjidhur krizën siriane pa ndërhyrje ushtarake, si dhe mënyrat për të përmirësuar lidhjet dypalëshe.

Egjipti dhe Irani i ndërprenë marrëdhëniet në vitin 1979, kur Kajro i ofroi strehim Shahut të rrëzuar të Iranit. Marrëdhëniet u përkeqësuan edhe më tej pas marrëveshjes së paqes të Egjiptit me Izraelin, dhe lidhjet mbetën të ngrira përgjatë sundimit 30 vjeçar të ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak.

Z. Ahmadinejad - kreu politik i republikës islamike shiite - sunite .u takua gjithashtu me Shejh Ahmed al-Tayeb, imami i madh i xhamisë al-Azhar i cili drejton një prej institucioneve më të vjetra e të mësimit suni në botë
XS
SM
MD
LG