Lidhje

Shëndetësi; burrat, fizkultura dhe televizori


BRITISH

BRITISH

Meshkujt të cilët dëshirojnë të krijojnë familje duhet të konsiderojnë fikjen e televizorit dhe të fillojnë të merren me fizkulturë.

Meshkujt të cilët dëshirojnë të krijojnë familje duhet të konsiderojnë fikjen e televizorit dhe të fillojnë të merren me fizkulturë.

Një studim në revistën britanike Sports Medicine thotë se të rinjtë të cilët shikojnë televizor 20 orë ose më shumë në javë kanë një sasi sperme 44 për qind më të ulët se sa ata të cilët shikojnë televizor më pak ose aspak.

Studimi gjithashtu thotë se njerëzit të cilët ushtrojnë për 15 ose më shumë orë në javë në një ritëm të moderuar ose të fuqishëm kanë një sasi sperme 73 për qind më të lartë se sa ata që ushtrojnë më pak se 5 orë në javë.

Shkencëtarët shqyrtuan në mostra sperme nga 189 meshkuj mes moshës 18 dhe 22 të cilët jetonin në shtetin e Nju Jork.

Ekspertët theksojnë se sasia e ulët e spermës nuk do të thotë se një njeri është më pak pjellor ose nuk mund të bëhet ati i një fëmije, por thonë se aktiviteti fizik ndikon në cilësinë e spermës.
XS
SM
MD
LG