Lidhje

Konferencë për krizën në Siri


Udhëheqës të vendeve islamike që janë mbledhur në Egjipt, po bëjnë thirrje për zgjidhjen me negociata të konfliktit në Siri. Udhëheqësit gjithashtu dënuan ndërhyrjen ushtarake të Francës në Mali kundër ekstremistëve islamikë.

Sot, në fjalën e hapjes së takimit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Presidenti i Senegalit Macky Sall u bëri thirrje udhëheqësve të vendeve të tjera pjesëmarrësve që të mbështesin sovranitetin e Malit.

Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, i cili organizoi takimin dy ditësh, e ka dënuar disa herë operacionin francez në Mali.
XS
SM
MD
LG