Lidhje

Transporti detar grek zgjeron grevën


Pelabuhan Piraeus sampai beberapa tahun lalu merupakan salah satu pelabuhan tersibuk di Eropa. Kini, menjadi kota yang tingkat penganggurannya mencapai 90 persen (foto: Dok.).

Pelabuhan Piraeus sampai beberapa tahun lalu merupakan salah satu pelabuhan tersibuk di Eropa. Kini, menjadi kota yang tingkat penganggurannya mencapai 90 persen (foto: Dok.).

Përkrahës të punonjësve të transportit detar në Greqi marshuan sot në Portin e Pireut, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj një ligji që urdhëron ekuipazhet e anijeve të kthehen në punë.

Ky ligj, i cili sillet në fuqi rrallëherë, po kërkohet të zbatohet për herë të dytë në më pak se dy javë. Vendimi i kryeministrit konservator Antonis Samaras për mobilizimin civil të ekuipazheve të anijeve, merret pasi sindikata e punonjësve të transportit detar vendosi ta zgjerojë grevën.

Marinarët që nuk pranojnë t’i binden vendimit kërcënohen me arrestim dhe me burgim deri 5 në vjet, megjithëse një udhëheqës i sindikatës tha se punonjësit do të përpiqeshin të mos e përfillnin urdhërin.

Greva e punonjsëve të transporti detar ka patur ndikim tek banorët e ishujve grekë, shumë prej të cilëve i marrin furnzimet e përditshme me anije.

XS
SM
MD
LG