Lidhje

Stuhia e borës paralizon jetën në Nju Jork e Boston


Një stuhi e madhe dëbore ka shkaktuar rënien e më shumë se 60 centimetrave reshje bore në zonat verilindore të Shteteve të Bashkuara.

Të paktën një person ka vdekur në një aksident trafiku të shkaktuar nga stuhia në Nju Jork. Qyteti ende nuk është mëkëmbur plotësisht nga stuhia Sandy që e goditi në muajin tetor.

Parashikuesit e motit thonë se stuhia e këtyre ditëve krahasohet me stuhinë e dëborës së vitit 1978, ku në Boston ra rreth 70 centimetra borë dhe zona rreth tij mbeti e ngrirë për ditë të tëra.

Stuhia mbylli rrugët, aeroportet, anuloi lëvizjen e trenave mes Bostonit dhe Nju Jorkut, shkaktoi ndërprerjen e enrgjisë elektrike për qindra e mijëra njerëz dhe ndërpreu aktivitetin e përditshëm jetësor të miliona të tjerëve.

Autoritet u bënë thirrje njerëzve që të mos dilnin nëpër rrugë e të lejonin borëpastrueset të kryenin punën e tyre.

Shërbimi Metereologjik Kombëtar njoftoi se stuhia që përfshiu zonat nga Mein në Nju Jork, do të vazhdojë deri mbasditen e sotme.

Kushtet gjatë momentit më të fortë të stuhisë parashikohen të jenë vdekjeprurëse, me erëra që do të arrijnë deri në 100 kilometra në orë.

Në disa zona pritet të bjerë mbi 60 centimetra borë përpara se stuhia të largohet drejt oqeanit.
XS
SM
MD
LG