Lidhje

Karusela me energji diellore


Kopshti Zoologjik Kombëtar në Uashington DC është i njohur për pandat gjigande dhe kafshë të tjera ekzotike. Por një tërheqje tjetër i ka joshur vizitorët të shkojnë aty që kur u hap në nëntor.

Në pamjen e parë, ajo duket si një karusel e zakonshme. Por ai është e veçantë në dy mënyra.

Së pari furnizohet me energji diellore, një nga vetëm dy karusela në botë që vihen në lëvizje nga forca e diellit.

Chuck Fillah, drejtuesi i kopshtit për planifikimin, thotë se ky fakt përcjell një mesazh rreth mbrojtjes së mjedisit.

E gjithë pjesa jugore e tavanit është e mbuluar me panele diellore. Janë 162 panele. Secili gjeneron shumë vat dhe energjia që grumbullohet gjatë ditës vë në lëvizje karuselin.

Energjia e tepërt që prodhohet nga panelet diellore shkon në rrjetin elektrik të kopshtit për të ndriçuar ndërtesat dhe ekspozitat.

Një tipar tjetër i veçantë i karuselit janë 56 figurat e pikturuara dhe të gdhendura me dorë që përfaqësojnë krijesa nga e gjithë bota.

Rreth 40 kafshët e gdhendura në karusel janë në ekspozitë në kopshtin zoologjik, ose jetojnë në një ndërtesë kërkimore në Virxhinia.

Ato përfshijnë specie të rrezikuara, si panda gjigande dhe çitat gjithmonë popullore.

Luani afrikan dhe tigri Sumatran janë gjithashtu popullor.

Vizitorë të rinj si Adbdelrhman Elabbasi, janë të impresionuar nga mesazhi që përcjell kopshti zoologjik.

Shumë nga këto kafshë janë në rrezik dhe mund të zhduken por ajo që po bëhet tani, është se po i ndihmojnë për të mbijetuar.

Motrat Murchake janë të të njëjtit mendim.

Është shumë gjë e mirë pasi tërheq vëmendjen tek kafshët. Ne shohim se cilat prej tyre janë në rrezik dhe mund të shohim një çik më thellë për të parë se si mund t’i ndihmojmë këto kafshë.

Është shumë mirë që karuseli furnizohet me energji diellore pasi kjo tregon se nuk kemi nevojë për shumë teknologji dhe për energjinë e prodhuar nga njeriu për të patur një shëtitje të bukur me karusel.

Për Sydney Fitzgerald, shëtitja me bletë është shumë kënaqësi.

Është kënaqësi dhe më pëlqen shumë.

Chuck Fillah thotë se kjo nënkupton se kopshti ia ka arritur synimit.

Shpresa jonë për karuselin në kopshtin zoologjik është që njerëzit vërtet të kënaqen dhe të mësojnë rreth kafshëve dhe mjedisit ku ato jetojnë. Ai thotë se e kanë kontaktuar kopshte të tjera zoologjike, që kanë shprehur interes për të krijuar karusele të ngjashme.

XS
SM
MD
LG