Lidhje

Skandali me produktet e mishit


Suedia dhe Luksemburgu janë më të fundit e vendeve evropiane që përfshihen në një skandal për produktet e mishit.

Kompania e produkteve të ngrira Findus, me bazë në Suedi, tha se kërkuar të tërhiqet nga tregu lazanja me mish lope, pasi analizat treguan se përmbante mish kali. Ushqimet ishin prodhuar në Luksemburg për kompanianë ushqimore franceze Comigel, e cila në shkëmbim kishte përdorur produkte të kompanisë Tavola të Luksemburgut.

Në fillim të javës, kompania Findus njoftoi se ishte duke tërhequr nga tregu lazanjën e ngrirë me mish lope nga tregjet Britanisë dhe të Francës, për shkak të shqetësimeve të ngritura nga kompania Comigel.

Analizat treguan se disa prej paketave me lazanjë të ngrirë, kishin 60 deri në 100 për qind mish kali. Për shkak të këtij skandali, janë tërhequr nga tregu miliona paketa të tjera me ushqime të gatshme, të ngrira.

XS
SM
MD
LG