Lidhje

Përpjekje për zbutjen e papunësisë tek të rinjtë

  • Pëllumb Sulo

Në Shqipëri vazhdon të jetë i lartë treguesi i papunësisë në rradhët e të rinjve. Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP, rreth 23 përqind e të rinjve në Shqipëri janë të papunë, ndërkohë që, në rrethet veriore të vendit. ky tregues është edhe më i lartë. Kjo është edhe arsyeja që, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, po zbaton në tre qarqet veriore të Shqipërisë; atë të Kukësit, Lezhës dhe Shkodrës, një program që synon punësimin dhe uljen e shkallës së informalitetit në punësimin e të rinjve.

XS
SM
MD
LG