Lidhje

Provë e tretë bërthamore koreano-veriore


NOKOR

NOKOR

Agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut tha se dridhjet si të një tërmeti duket se u shkaktuan nga një provë bërthamore.

Shërbimi gjeologjik amerikan, raportoi mbi një tërmet me magnitudë 4.9 shkallësh në Korenë e Veriut, duke rritur frikën se Pheniani mund të ketë shkuar përpara me kërcënimin e tij për të kryer një provë të tretë bërthamore.

Agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut tha fillimisht se tërmeti duket se është shkaktuar nga njeriu, dhe me pas te dhenat treguan se dridhjet ishin pasoje e një prove te nendheshme berthamore nga ana e Phenianit.

Koreja e Veriut kishte kërcënuar se do të kryente provën e saj të tretë bërthamore në hakmarrje për sanksionet e Kombeve të Bashkuara që u zgjeruan muajin e kaluar në përgjigje të hedhjes kohët e fundit nga Pheniani të raketave me rreze të gjatë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG