Lidhje

Përgjigjia e republikanëve ndaj fjalimit të presidentit Obama


rubio

rubio

Senatori Marco Rubio theksoi përfitimet e një ekonomie me sipërmarrje të lirë për të rritur klasën e mesme, në vend të politikave "të dhuruara" nga qeveria federale.

Në përgjigjen republikane ndaj fjalimit të presidentit Obama mbi gjendjen e vendit, Senatori Marko Rubio i Floridës u përqendrua në çështjet ekonomike.

Senatori theksoi përfitimet e një ekonomie me sipërmarrje të lirë për të rritur klasën e mesme, në vend të politikave "të dhuruara" nga qeveria federale.

Senatori Rubio, një kuban-amerikan, hodhi poshtë kritikat se kundërshtimi ndaj politikave të presidentit do të thotë kalim në anën e milionerëve. Ai tha se politikat e zotit Obama do të dëmtojnë emigrantët, duke krijuar rritje të taksave që mund të çojnë në humbjen e përfitimeve dhe vendeve të punës.

Senatori Rubio tha se "rritja ekonomike është mënyra më e mirë për të ndihmuar klasën e mesme", dhe kjo rritje mund të ndihmojë në uljen e deficitit buxhetor të vendit. Senatori republikan tha se rritja e taksave nuk mund të bëjë të njëjtën gjë dhe se zoti Obama po promovon një "ide" të dështuar të një qeverie që mendon se shtimi i taksave dhe shpenzimeve mund të zgjidhë problemet e saj.
XS
SM
MD
LG