Lidhje

Irani modernizon pasurimin e uraniumit


Irani thotë se është duke modernizuar disa pajisje të rëndësishme në objektin e tij kryesor të pasurimit të uraniumit, veprim i cili mund të shqetësojë edhe më tej komunitetin ndërkombëtar i cili po përpiqet të ndalojë aktivitetet bërthamore të Iranit.

Kreu i organizatës së energjisë bërthamore të Iranit, Fereydoon Abbasi-Davani, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve se sot filloi puna për instalimin e një brezi të ri të centrifugave në centralin bërthamor në Natanz.

Centrifugat e reja janë të afta për të prodhuar uranium shumë të pasuruar të nevojshëm për prodhimin e armëve bërthamore. Irani thotë se ambiciet e tij bërthamore janë paqësore.
XS
SM
MD
LG