Lidhje

Obama, thirrje për forcimin e klasës së mesme


Presidenti amerikan Barak Obama përsëriti thirrjet për të rritur prodhimet industriale amerikane dhe për të ndihmuar forcimin e klasës së mesme.

Zoti Obama shkoi në qytetin Asheville të Karolinës së Veriut për të promovuar pikat kryesore të platformës së tij që përqëndrohet tek projektet për forcimin e ekonomisë së brishtë të vendit.

Gjatë fjalës në Ashville, Presidenti tha se nevojiten të krijohen më shumë qendra për prodhimin e artikujve të teknologjisë së lartë si dhe të rritet paga minimale. Ai tha se klasa e mesme është lokomotiva e vërtetë e rritjes ekonomike.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG