Lidhje

Një murg tibetian në Nepal i vë zjarrin vetes


Një murg tibetian me banim në Nepal i ka vënë zjarrin vetes në kryeqytetin e vendit, Katmandu, në shenjë proteste kundër Kinës. Njoftime të pavarura po qarkullojnë, sipas të cilave në fillim të muajit u shënua rasti i 100-të i vetë-flijimeve përmes vënies së zjarrit.

Incidentet ndodhin në kuadër të qëndresës katër vjeçare kundër sundimit kinez në Tibet.

Burime në Kinë i thanë Shërbimit Tibetian të Zërit të Amerikës se viktima e 100-të ishte një murg 37-vjeçar nga Manastiri Kirti në Ngaba. Besohet se ai vdiq më 3 shkurt pasi i vuri zjarrin vetes në një qytet të vogël.

Shumë nga incidentet u shënuan në këtë zonë. Por shtypja që pasoi nga autoritet kineze në këto fshatra e ka bërë të vështirë daljen e informacionit se si është gjendja aty.
XS
SM
MD
LG