Lidhje

Shiu meteorik mbi Rusi, panik e të plagosur


meteor

meteor

Ministria ruse e emergjencave e përshkroi ngjarjen e së premtes si një dush meteorik në formën e topave të zjarrtë

Një lëmsh i zjarrtë meteorik kaloi me shpejtësi mbi qiellin e Rusisë qëndrore duke lëshuar topa të zjarrtë, ndërsa u largua duke lënë pas gjurmë tymi dhe të plagosur nga xhamat e dritareve të thyera.

Pothuajse 500 njerëz u plagosën kur copa të zjarrta meteori ranë në Rusinë qëndrore në rajonin e maleve Urale. Ministria ruse e emergjencave njoftoi se 475 persona kërkuan ndihmë mjekësore. Më parë agjencia ruse e lajmeve Interfax ruse përmendi një raport të ministrisë së brendëshme se deri 500 vetë ishin plagosur kryesisht nga copat e xhamave të thyer.

Ministria ruse e emergjencave e përshkroi ngjarjen e së premtes si një dush meteorik në formën e topave të zjarrtë

Në një deklaratë të saj thuhet se fragmente të meteorit ranë në një zonë pak të populluar të rajonit Chelyabinsk. Autoritetet e qytetit Chelyabinsk në Rusinë Qëndrore thanë se njerëzit kërkuan ndihmë mjekësore, kryesisht për dëmtime të lehta nga xhamat e thyere si pasojë e goditjeve nga copat e meteorit. Autoritetet i këshilluan banorët të qëndronin në shtëpi. Një dëshmitar e përshkroi ngjarjen fillimisht si panik dhe frikë. Ai tha se njerëzit filluan të vraponin dhe disa duke bërtitur "fundi i tokës!

Filmimet amatore tregojnë gjurmë e tymit të varur në qiell pasuar nga një zhurmë e madhe. Pamjet tregojnë një fabrikë të dëmtuara rëndë në rajon Chelyabinsk.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Vadim Kolesnikov tha se të paktën tre vetë u dërguan në spital në gjendje të rëndë, ndërsa shumica e lëndimeve ishin shkaktuar nga copat e xhamit të thyer nga shpërthimet.Zëdhënësi gjithashtu tha se rreth 600 metra katrorë e një çatie në një fabrikë zinku ishte shembur nga goditjet e meteorit. Lëmshi i zjarrtë fluturoi sot nëpër horizont, duke lënë një gjurmë të gjatë të bardhë që mund të shihej deri 200 km larg.

Agjencia amerikane e hapësirës Nasa ka paralajmëruar para disa ditësh se një meteor apo asteroid po i afrohej Tokës dhe do të kalojë në lartësinë më të ulët ndonjëherë dhe nën orbitën e satelitëve të komunikimit.

Ndërkohë, një ekspert i NASA-s i tha rrjetit internetik SPACE.com se objekti i zjarrtë, i cili shpërtheu gjatë një shtrirje sot mbi Rusinë qendrore mund të ketë qenë në top i zjarrtë, por jo asteroidi i paralajmëruar.

Ai tha se ngjarja e sotme mbi Rusi ishte një "koinçidencë kozmike" me asteroidin që kalon po sot 27.000 kilometra mbi Tokë pa e prekur planetin tonë

Asteroid 2012DA14 kalon nga jugu në veri, ndërsa shiu meteorik në Rusi nuk pati në këtë drejtim.

Asteroid i është sa gjysma e madhësisë së një fushe futbolli - dhe pritet të kalojë mbi tokë afërsisht mbi Indonezi, rreth orës 19:24 minuta sipas kohës së Grinwichit.

Incidentet e tilla janë të rralla. Një meteor mendohet të ketë shkatërruar një sipërfaqe prej më shumë se 2 mijë km katrorësh në Siberi në vitin 1908.

XS
SM
MD
LG