Lidhje

30 mijë makina të dëmtuar nga stuhia Sandy


Sandy-damaged cars
Sandy-damaged cars
Ku do të mund të parkoheshin 30 mijë makina të dëmtuara nga stuhia, duke shmangur edhe një katastrofë të mundshme ambjentaliste? Kjo është pyetja me të cilën përballen tani njerëzit në verilindje të Shteteve të Bashkuara.

Një skenë idilike dimri - drerë, kuaj, dëborë, një rezervat i bukur natyror me pisha, liqene dhe rrëke ujrash- kjo e bën Long Ialand -in e Nju Jorkut më shumë se një ambjent veror plazhi.

Në mes të kësaj panorame, ndodhet një aeroport i braktisur në skajin lindor të ishullit, me rreth 20 mijë makina të shkatërruara nga stuhia e fuqishme Sandy.

Këto makina, dhe mijëra të tjera në disa zona, vazhdojnë të sillen çdo ditë nga zonat e goditura nga stuhia. Ato mund të qëndrojnë këtu për javë dhe muaj deri sa kompanitë rikuperuese, t’i marrin e t’i shesin - kryesisht përmes internetit - tek blerës anembanë botës. Duket se sapo largohet një makinë, një tjetër e zëvendëson.

“Ato janë përfshirë nga dallgët e Oqeanti Atlantik, dhe janë përplasur nëpër ndërtesa apo janë hedhur mbi makinat e tjera. Nëse ato do të ishin të padëmtuara, ato nuk do të cilësoheshin si të pavlefshme nga kompanitë e sigurimit të makinave”.

Richard Amper është drejtori ekzekutiv i shoqatës Pine Barrens në Long Island. Ky grup beson se makinat kanë rrezikuar ujin e pijshëm të ishullit Long Island - si pasojë e rrjedhjes së karburantit, vajit të makinës, lëndës anti ngirëse si dhe përbërësve të tjerë kimikë që përdoren në automjet.

“Ky burim ujor përmbush nevojat e 3 milionë njerëzve. Ata nuk mund ta marrin ujin nga rezervuare të tjerë shtetëror, kështu që çfarë është në terren hyn në ujë, dhe nuk mund të bëhet gjë për këtë”.

Qyteza Riverhead po negocion për një kontratë prej 2.7 milionë dollarësh me dyqanin e riparimit të makinave për një vit.
Drejtuesi i bashkisë së qytezës, Sean Walter thotë se zhytja e nën ujë e një makine nuk do të thotë se ajo ka shkaktuar medoemos rrjedhje.

“Ne besojmë se pretendimet për një katastrofë ambjentaliste janë të pabaza dhe po t’i shohësh këto makina, ato nuk duket ndryshe nga çdo makinë e parkuar në ndonjë qendër tregtare”.

Copart është një prej kompanive më të mëdha riparuese në vend që merret me makinat e dëmtuara nga stuhia Sandy. Brian, një punonjës i kompanisë na dha një ide se ku mund të përfundojnë këto makina.

“Ato mund të shkojnë në çdo cep të globit. Ka shumë makina që shkojnë në Lindjen e Mesme, shumë në Afrikë, apo vende të tjera, dhe një pjesë e mirë e tyre përfundojnë edhe në qendër të Amerikës”.

Në Shtetet e Bashkuara janë ngritur shqetësimet se makinat e dëmtuara nga stuhia Sandy janë shitur tek blerësit që nuk e dinin që ato ishin të dëmtuara, dhe shumë agjenci të zbatimit të ligjit në vend po japin këshilla se si të kontrollosh për dëmin e makinës. Një shitës i kompanive riparuse nga Teksasi i tha Zërit të Amerikë se në çdo shitje makinash të dëmtuara nga përmbytjet, është një gjë që duhet patur parasysh: “Lëre blerësin të informohet për makinën që blen”!

XS
SM
MD
LG