Lidhje

Konkurentet për Oscar si Aktorja më e Mirë


Po afron ceremonia e Çmimeve Oscar dhe në kategorinë e aktores më të mirë asnjë nga kandidatet nuk duket se është favorite. Disa prej emrave spikasin, por asnjë prej tyre nuk duket favorite e qartë:

Në filmin Beasts of the Southern Wild, Quvenzhane Wallis luan rolin e Hushpuppy-t, një vajzë e vogël në një jetë të pazakontë në kënetat e Luizianës. Aktorja e vogël nuk e imagjinonte dot që do të konkuronte për Oscar:

Por megjithë interpretimin e thellë, vajza është ende një emër tepër i ri në Hollivud për të fituar statujën e artë.

Naomi Watts konkuron për interpretimin e saj në filmin The Impossible, ku luan rolin e një nëne me tre fëmijë, të përfshirë nga cunami i vitit 2004 në Tajlandë.

Kjo është hera e dytë që Watts konkuron për Oscar.

Më parë ajo u emërua për lojën e saj në filmin 21 Grams:

Deri tani, loja e aktores në filmin The Impossible nuk ka tërhequr vëmendje të mjaftueshme për ta bërë atë favorite në këtë kategori.

86-vjeçarja Emmanuelle Riva është kandidatja më e moshuar që konkuron në kategorinë e Aktores më të Mirë. Ajo ka pasur një karrierë të gjatë e të ndritshme në vendlindjen e saj, Francë.
Ajo mori emër në vitin 1959 për rolin e saj në filmin Hiroshima Mon Amour të regjisorit Alain Resnais.

Kritikët kanë bërë komente pozitive për interpretimin e saj në Amour, ku ajo luan një grua të moshuar pranë vdekjes. Megjithë interpretimin e saj prekës, Anne mund mos ta ketë të garantuar çmimin Oscar. Disa thonë se ajo është shumë e moshuar dhe filmi është disi abstrakt për disa votues të Oscar-it.
Një tjetër emër në listë – Jessica Chastain:

Ajo konkuron në këtë kategori për rolin e saj në filmin e regjisores Kathryn Bigelow, Zero Dark Thirty. Karriera e aktores ka marrë hov gjatë viteve të fundit:

Ajo ka luajtur rolin e një gruaje në mëshirën e të papriturave të jetës në filmin Tree of Life, të regjisorit Terence Malik.

Aktorja interpretoi gjithashtu një grua të izoluar nga komuniteti i saj i bardhë në Jugun amerikan të viteve ’60 në filmin The Help të regjisorit Tate Taylor, ku personazhi i saj i del në mbrojtje një shërbëtoreje afrikano-amerikane që keqtrajtohet nga pronari.

Në filmin Zero Dark Thirty, ajo luan agjenten e CIA-s, Maya, e cila shpenzon dhjetë vjet në kërkim të Osama bin Ladenit.

Personazhi i saj është një grua e fiksuar, e izoluar dhe sipas disa kritikëve, pa thellësinë e një personazhi kryesor. Ata vërejnë se në film nuk shpalosen aspekte të mjaftueshme të karakterit të agjentes, gjë që mund t’i mohojë aktores fitoren e Oscar-it.

Arrijmë tani tek kandidatja e pestë në listë: Jennifer Lawrence.

Ajo luan Tiffany-n në Silver Linings Playbook, një grua me probleme emocionale e cila zë miqësi me një burrë me karakter bi-polar. Lawrence ka fituar dy çmime për këtë rol.

Karriera e saj mori hov dy vjet më parë kur u vlerësua për interpretimin e saj në filmin Winter’s Bone.

Ajo lunate rolin e një adoleshenteje e cila përpiqet të mbrojë familjen e saj të mbërthyer nga varfëria.
Lawrence luajti edhe rolin kryesor të Katniss Everdeen në filmin The Hunger Games,
që i dha famë botërore.

Në rolin e Tiffany-t, Lawrence interpreton një vajzë me humor dhe me një karakter tërheqës. Por votuesit e çmimeve Oscar duhet të vendosin nëse një rol komik është i denjë për një prej çmimeve më të lakmuara të vitit.
XS
SM
MD
LG