Lidhje

Përhapet skandali me mishin e kalit


Ndërsa Bashkimi Evropian përgatitet të fillojë analizat e ADN-së për produktet e mishit në disa vende, zyrtarët britanikë thonë se ka fakte se skandali i përmbajtjes së mishit të kalit në disa produkte po përhapet.

Zyrtarët thanë se ka shenja që mishi i kalit të jetë përdorur edhe në drekat që u janë ofruar fëmijëve në mbi 50 shkolla fillore të Britanisë. Mbrëmë zyrtarët hynë për kontroll në një kompani britanike, e cila furnizon me produkte mishi shkollat, spitalet dhe klubet.

Shitja e mishit të kalit nuk është e paligjshme në Britani, megjithatë, shoqëria e atjeshme e shikon me dyshim përdorimin e këtij lloj mishi, edhe pse nuk dihet që përbën rrezik për shëndetin.

XS
SM
MD
LG