Lidhje

Qipriotët në zgjedhjet presidenciale


Votuesit në Qipro votojnë sot për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, të cilit do t’i duhet të negociojë ndihma financiare për të parandaluar falimentimin.

Zgjedhjet presidenciale në Qipro po zhvillohen gjatë një prej krizave më të rënda ekonomike të vendit në dekada. Qipriotët janë përballur me shkurtime të pagave dhe të përfitimeve, si dhe me rritje taksash, pjesë e një plani të shpëtimi financiar, që qeveria mund t’i kërkojë Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Udhëheqësi i qendrës së djathtë Nikos Anastasiades, i cili mbështet planin për ndihmë ndërkombëtare, kryeson në sondazhet e opinionit publik, por mund të mos arrijë të sigurojë një shumicë të mjaftueshme për të shmangur balotazhin.

Nëse do të nevojitet një raund i dytë zgjedhjesh, votimet për balotazhin do të zhvillohen pas një jave.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG