Lidhje

Shpërthime në Irak


Autoritetet në Irak thonë se një numër shpërthimesh me bombë në zona të banuara kryesisht nga shiitë, kanë shkaktuar sot rreth 30 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur.

Shpërthimet ndodhën në tregje jashtë dhe të rrethinat e kryeqytetit irakian. Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmet.

Në të kaluarën, militantë nga pakica suni me lidhje me al-Kaidën kanë kryer sulme të ngjashme, duke vënë në shënjestër shumicën shiite, në përpjekje për të rindezur konfliktin sektar në Irak dhe për të minuar besimin tek qeveria e udhëhequr nga shiitët.
XS
SM
MD
LG