Lidhje

Senatorë amerikanë vizitojnë Malin


MALI

MALI

Kreu i delegacionit, senatori Christopher Coons, tha se SHBA ndoshta do të rifillojnë mbështetje të drejtpërdrejtë për ushtrinë maliane

Një delegacion i kongresit amerikan që po viziton Malin thotë se Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të sigurojnë më shumë mbështetje për ushtrinë e Malit pasi vendi të zhvillojë zgjedhjet.

Kreu i delegacionit, senatori Christopher Coons, u tha gazetarëve të hënën në Bamako se Shtetet e Bashkuara ndoshta do të rifillojnë mbështetje të drejtpërdrejtë për ushtrinë maliane, por vetëm pasi demokracia jetë rivendosur në këtë vend të Afrikës Perëndimore.

Senatori Coons thotë se ligji amerikan ndalon ndihmë të drejtpërdrejtë ndaj forcave të tanishme të armatosura të Mali, sepse një grusht shteti ushtarak vitin e kaluar përmbysi qeverinë e zgjedhur.
XS
SM
MD
LG