Lidhje

Kina merr kontrollin e portit pakistanez Gwadar


GWADAR

GWADAR

Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari tha se transferimi shënon fillimin e një epoke të re të mundësive për Pakistanin dhe Kinën.

Kina ka marrë kontrollin e një porti strategjik ujrash-të-thella në Pakistan, duke krijuar mundësi për një bazë detare kineze në Detin Arabik dhe për zgjerimin e qasjes së Kinës për të siguruar energji dhe rrugë detare.

Qeveria pakistaneze, zyrtarisht, dorëzoi operacionet në portin detar Gwadar gjatë ceremonisë së pritjes së zyrtarëve kinezë të hënën në Islamabad.

Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari tha se transferimi shënon fillimin e një epoke të re të mundësive për Pakistanin dhe Kinën.

Ndërsa Kina ka ndihmuar me fonde për të ndërtuar portin tregtar Gwadar disa vite më parë, ky port administrohej nga Autoriteti Portual i Singaporit. Operacionet tani do të drejtohen nga kompania shtetërore kineze, Kina Ports Holding.

Porti Gwadar ndodhet në pjesën veriore të Detit Arabik, me qasje kyçe për anijet që udhëtojnë drejt perëndimit në Gjirin Persik. Kontrolli i portit Gwadar do t'i sigurojë pjesës perëndimore të Kinës një rrugë më të shkurtër për anijet e transportit, në krahasim me rrugën detare nga portet e Kinën juglindore.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG