Lidhje

Një firmë amerikane e lidh ushtrinë kineze me sulmet kibernetike


mandiant

mandiant

Një grup për sigurinë në Internet akuzon qeverinë kineze për përfshirje të drejtpërdrejtë në një fushatë të sofistikuar sulmesh ndaj bizneseve, qeverisë dhe infrastrukturës së rëndësishme amerikane

Një grup për sigurimin në Internet, me bazë në SHBA, akuzon qeverinë kineze për përfshirje të drejtpërdrejtë në një fushatë të sofistikuar sulmesh kibernetike ndaj bizneseve amerikane, qeverisë dhe infrastrukturës së rëndësishme internetike.

Një raport 60-faqesh lëshuar të martën nga grupi Mandiant jep dhjetra detaje të sulmeve nga një grup tepër aktiv hakerësh me bazë në Kinë, që ka përdorur "mbështetje të drejtpërdrejtë të qeverisë" për të zhvilluar "një fushatë të gjerë e të gjatë spiunazhi në internet."

Grupi i sigurimit në Internet, Mandiant thotë se grupi i hakerëve kinezë që raporti i referohet si APT1, ka vjedhur sasi masive informatash nga rreth 150 organizata me bazë kryesisht në SHBA, gjatë shtatë viteve të fundit.

Grupi Mandiant thotë se ka rënë në gjurmë të aktiviteteve të grupit APT1në Shangai në një lagje ku ndodhet komanda e njësisë së zbulimit sekret të ushtrisë kineze. Sipas raportit, njësia mban emrin 61398, që ekspertët e sigurisë në Internet e kanë lidhur edhe më parë me sulmet kibernetike.

Kina deri tani nuk i është përgjigjur raportit. Por në të kaluarën Pekini ka mohuar një aktivit të tillë, duke thënë se Kina gjithashtu është viktimë e sulmeve kibernetike.

XS
SM
MD
LG