Lidhje

SHBA paralajmëron kundër spekullimeve rreth shkakut të vdekjes së fëmijës rus të birësuar


Një zëdhënëse e qeverisë amerikane e ka quajtur vdekjen e fëmijës 3 vjeçar të birësuar rus, Max Shatto një "tragjedi të tmerrshme", por paralajmëroi kundër ndonjë spekullimi në lidhje shkakun e vdekjes para se policia të ketë përfunduar hetimin..

Në një konferencë të rregullt për shtyp të martën, zëdhënësja Viktoria Nuland tha se Departamenti amerikan i Shtetit ka qenë në kontakt me diplomatët rusë si në Houston dhe në Uashington për të lehtësuar komunikimin e tyre me autoritetet shtetërore dhe lokale në Teksas.

Zëdhënësja Nuland tha se Shtetet e Bashkuara e marrin shumë seriozisht mirëqenien e fëmijëve, veçanërisht të atyre që janë birësuar nga vendet e tjera. Zëdhënësja paralajmëroi se askush nuk duhet të bëjë supozime në lidhje me shkakun e vdekjes së djalit të birësuar rus Max Shatto.

XS
SM
MD
LG