Lidhje

Debate për ndotjen e ujit të pijshëm në Kinë


Smogu mbytës i Kinës ka qenë në vëmendje të opinionit kohët e fundit, por një tjetër shqetsim që ka të bëjë me mjedisin, ndotja e ujit, po tërheq vëmendje gjithashtu. Korrespondenti i Zërit të Amerikës William Ide na sjell përmes materialit në vijim debatin që ka përfshirë Kinën në lidhje me shqetësimin për cilësinë e ujit të pijshëm.

Kur një lum në provincën e Shanxit në Kinën veriore u ndot nga kimikatet, autoriteve iu deshën 5 ditë që të njoftonin për incidentin.

Dhe ndërsa kryetari i bashkisë së qytetit kërkoi ndjesë dhe disa zyrtarë të uzinës kimike u pezulluan nga puna, ndotja e ujit të pijshëm u shtri në disa qytete që përgjatë lumit.

Kjo ngjarje ishte një tjetër goditje e besimit publik tek qeveria.

Statistiakat zyrtare tregojnë se Kina ka patur rreth 1 mijë e 700 aksidente me ndotjen e ujit çdo vit dhe deri 40 përqind e lumenjve të vendit janë të ndotur.

Problem nuk është vetëm ndotja e burimeve natyrore, por edhe pakësimi i numrit të tyre.

Pekini është një qytet ku debatet për cilësinë dhe sasinë e ujit po theksohen përherë e më shumë.

Zhao Feihong është studiuese për ujërat në shoqatën e Kujdesit Shëndetësor të Pekinit.

“Nga më shumë se 100 lumenj që kalojnë në Pekin vetëm dy ose tre janë të përdorshëm për ujë të pijshëm dhe këta janë lumenjtë që mbrohen nga qeveria. Këta janë lumenjtë që ne përdorim, të tjerët nëse nuk janë tharë, janë të ndotur nga mbetjet”.

Zhao dhe bashkëshorti i saj, gjithashtu studies për ujërat, kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, si në internet edhe në median shtetërore, mbasi dëshmuan se kanë 20 vite që nuk pijnë ujin që vjen në çezmat e Pekinit.

Historia e tyre tërhoqi vëmendjen ndërsa pushteti lokal në Pekin nisi të jepte të dhëna për cilësinë e ujit për herë të parë këtë muaj. Zhao thotë se kjo lëvizje është në drejtimin e duhur- kryesisht sepse cilësia e ujit është trajtuar për një kohë të gjatë si sekret në Kinë.

“Fakti që publikohen statistikat e ujit është një përmirësim për informimin e njerëzve të thjeshtë të cilët duhetë të dinë se çfarë uji pijnë. Pra kjo relativisht është një gjë e mirë. Por mendoj se vetë publikimi i shifrave nuk ëshë mjaft”.

Zhao thotë se publikimi i raportit çdo tre muaj nuk është i mjaftueshëm. Qeveria duhet t’i bëjë me dije publikut menjëherë se çfarë duhte të bëjë nëse ndotet uji i pijshëm.

Hao Yangang është pjesë e debatit më të fundit për ujin e pijshëm, mbasi ai publikoi fotografi në rrjetin Weibo, rrjeti kinez i ngjashëm me Twitter - të papastërtive të mbledhura në rubinetin e tij.

XS
SM
MD
LG