Lidhje

Përhapet konflikti në Siri


Aktivistë në Siri dhe media shtetërore thotë se dy predha mortajash ranë mbi një kompleks stadiumi në Damask, duke vrarë një futbollist, ndërsa konflikti 2-vjeçar në Siri po përhapet tani edhe në zona që më parë mendohej se ishin të sigurta.

Predhat shpërthyen sot jashtë hotelit ku qëndronte ekipi i futbollistëve, pranë stadiumit Tishrin.

Sulmi ndodhi ndërsa lojtarët po përgatiteshin të stërviteshin për një ndeshje që do të zhvillohej sot gjatë ditës.

Lojtari i vrarë u identifikua si Jusef Sulejman, golshënues i ekpit të qytetit Holms. Në vendin ku ndodhi shpërthimi ndodheshin edhe lojtarët e ekipit rival të qytetit Hama.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet.
XS
SM
MD
LG