Lidhje

22 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Hoxha


Në Shqipëri sot kujtohet dita e rënies së bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha 22 vjet më parë në qendër të kryeqytetetit.

Dhjetra mijëra qytetarë u ngritën më 20 shkurt të vitit 1991 për të shembur simbolin e komunizimit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.

Rrëzimi i bustit të diktatorit Hoxha u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. 20 shkurti tani është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.
Kryeministri Sali Berisha tha sot se 20 Shkurti “ishte dita e kurajës më të madhe popullore ne historinë e vendit. Ajo ditë – shtoi ai - i hapi rrugën përfundimisht realizmit të ëndrrave të lirisë për shqiptarët”.

Për të kujtuar këtë ngjarje sot padite u organizua edhe një aktivitet i posacëm në Qytetin Studenti në TIranë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG