Lidhje

Siri: Dita më e përgjakshme në dy vitet e fundit


Një seri bombardimesh në Damask ka shkaktuar vdekjen e të paktën 83 personave

Një grup sirian i të drejtave të njeriut në mërgim thotë se një seri bombardimesh në Damask ka shkaktuar vdekjen e të paktën 83 personave, më shumë se 60 prej të cilëve pranë ndërtesës së partisë në pushtet Baath.

Shumica e viktimave thuhet se janë civilë, mes tyre fëmijë të një shkolle aty pranë. 17 persona njoftohet të jenë pjestarë të forcës së sigurisë.

Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut tha sot se sulmi i djeshëm nuk përfshin vetëm shpërthimin pranë ndërtesës së partisë Baath por edhe tre shpërthime në makina bombë si pasojë e të cilave mbetën të vrarë 22 njerëz në distriktin verior të Barzehit, zona ku ndodhen ndërtesat e sigurisë kombëtare. Shumica e të vdekurve ishin ushtarë.

Sulmet që lanë qindra të plagosur, e bënë ditën e djeshme një nga më të përgjakshmet në kryeqytetin sirian në thuajse dy vjet.

Media shtetërore siriane e quajti shpërthimin një ‘bombardim terrorist” i cili goditi një zonë të populluar pranë lagjes al Mazraa. Pamjet tregonin trupat e përgjakur nëpër rrugë.
XS
SM
MD
LG