Lidhje

Vatikani kritikon median


Vatikani ka kritikuar median se po bën atë që e quan trysni shpifëse ndaj kardinalëve përpara zgjedhjes së papës së ri.

Zyra e sekretarit të shtetit të Vatikanit tha sot se “përhapja e lajmeve shpesh të paverifikueshme ose krejtësisht të rreme” është “për të ardhur keq” dhe shkakton dëme serioze ndaj njerëzve dhe institucioneve.

Gazetat italiane kohët e fundit kanë publikuar raporte me burime të pakonfirmuara mbi një dosje sekrete të përgatitur për papën që është e lidhur me skandalin vitit 2012 mbi dokumentet e dala në shtyp të Vatikanit.

Papa Benedikti këtë muaj njoftoi dorëheqjen për arsye shëndetësore. Ai është papa i parë në qindra vjet që jep dorëheqjen.

Sipas rregullave të tanishme kardinalët që zgjedhin Papën duhet të mblidhen më 15 mars, pikërisht 15 ditë pasi Papa Benedikti zyrtarisht largohet nga posti.

XS
SM
MD
LG