Lidhje

Anastasiades fiton zgjedhjet presidenciale në Qipro


Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve tregonin se zoti Anastasiades mori 57.5 % të votave, ndërkohë që rivali i tij i majtë Stavros Malas mori 42.5 %

Udhëheqësi konservator Nicos Anastasiades fitoi sot me shumicë bindëse në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Qipro, duke i konsoliduar shpresat se do të veprojë me shpejtësi për të vënë në jetë premtimin për të kërkuar një marrëveshje për një paketë ndihme me huadhënësit ndërkombëtarë që do të parandalonte falimentimin financiar të vendit.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve tregonin se zoti Anastasiades mori 57.5 për qind të votave, ndërkohë që rivali i tij i majtë Stavros Malas mori 42.5 për qind.

Përkrahësit e tij festuan në kryeqytetin Nicosia.

Qipro është mbërthyer në një krizë financiare, rënduar edhe më tej nga gjendja në Greqi. Qeveria po kërkon ndihmë financiare sepse bankat qipriote kanë vuajtur pasojat e humbjeve të thella nga ristrukturimi i borxhit grek.

XS
SM
MD
LG