Lidhje

Sekretari Kerri po viziton Londrën


kerry

kerry

Sekretari Kerry do të takohet sot me kryeministrin britanik David Cameron dhe sekretarin e jashtëm William Hague para se vazhdojë udhëtimin për në Gjermani, Francë, Itali, Turqi, Egjipt, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka mbërritur në Londër, në fillim të udhëtimit të parë zyrtar jashtë shtetit që nga marrja e postit më të lartë diplomatik të vendit në fillim të këtij muaji.

Sekretari Kerry do të takohet sot me kryeministrin britanik David Cameron dhe sekretarin e jashtëm William Hague para se vazhdojë udhëtimin për në Gjermani, Francë, Itali, Turqi, Egjipt, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.

Departamenti i Shtetit thotë se Siria do të jetë një temë kryesore e diskutimit, kur sekretari Kerry të takohet me zyrtarë të ndryshëm ndërkombëtarë dhe me udhëheqjen e koalicionit opozitar sirian.

Ndërsa në Berlin, zoti Kerry pritet të takohet me homologun e tij rus Sergei Lavrov. Uashingtoni dhe Moska kanë qëndrime të kundërta mbi mënyrën se si të veprojnë me Sirinë, ndërsa marrëdhëniet dypalëshe SHBA - Rusi janë ftohur për shkak të planeve amerikane për të ndërtuar një sistem të mbrojtjes nga raketat në Evropë.
XS
SM
MD
LG