Lidhje

Raul Kastro rizgjidhet president i Kubës


Raul Kastro: Duhet të kufizojmë mandatet e udhëheqësve

Raul Kastro: Duhet të kufizojmë mandatet e udhëheqësve

Gjatë punimeve të asamblesë, udhëheqësi kuban në pension Fidel Kastro bëri një paraqitje të rrallë publike në sesionin e hapjes në Havanë.

Raul Kastro u rizgjodh si president i Kubës, në atë që pritet të jetë mandati i tij i fundit pesë-vjeçar në detyrë.

Sipas mediave shtetërore kubane, Asambleja Kombëtare (Parlamenti) miratoi zotin Kastron si president të dielën së bashku me 52-vjeçarin,Miguel Diaz-Canel Bermudez si zv/presidentin e tij të parë.

Gjatë punimeve të asamblesë, udhëheqësi kuban në pension Fidel Kastro bëri një paraqitje të rrallë publike në sesionin e hapjes në Havanë.

Anëtarët e Kuvendit i dhanë zotit Kastro një pritje me ovacione ndërsa ai hyri në sallë së bashku me vëllain e tij, presidentin Raul Kastro.

Presidenti 81-vjeçari nxiti spekullime të premten lidhur me një dalje të mundshme në pension duke sugjeruar se ai kishte plane për dorëhëheqje.

Raul Kastro, i cili zëvendësoi vëllain e sëmurë Fidel në vitin 2008, ka bërë thirrje që udhëheqësit e qeverisë dhe të partisë komuniste të zgjidhen vetëm për dy mandate pesë-vjeçarë. Ky do të jetë mandati i dytë i Raul Kastros si president.

Gjatë mandatit të parë, Presidenti Raul Kastro udhëhoqi reformave të kufizuara që përfshinin lehtësimin gradual të kufizimeve të udhëtimit dhe të pronës private.
XS
SM
MD
LG