Lidhje

SHBA - Vdiq ish-Kirurgu i Përgjithshëm C. Everett Koop


Koop

Koop

Koop ka qenë një kirurg pediatrik i cili shërbeu si "mjeku i Amerikës" nga viti 1981deri më1989.

Vdiq në moshën 96 vjeçare C. Everett Koop, ish-kirurg i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, që lartësoi profilin e zyrës së tij duke u marë me sëmundjen e re atëherë, e njohur si SIDA dhe me rreziqet e pirjes së duhanit.

Instituti Dartmouth Koop njoftoi se ai mbylli sytë të hënën, por pa bërë të ditur shkakun e vdekjes. Koop ka qenë një kirurg pediatrik i cili shërbeu si "mjeku i Amerikës" nga viti 1981deri më1989.

Emërimi i tij atëhere për postin e Kirurgut të Përgjithshëm u kundërshtua nga grupe të caktuara të interesit të cilët kishin frikë se Koop do të përdorte këtë zyrë për të nxitur pikëpamjet e tij konservatore, sidomos qëndrimin kundër abortit. Megjithatë, gjatë mandatit të tij Koop arriti të shmangë përdorimin e postit të Kirurgut të Përgjithshëm për të promovuar ideologjinë e tij.

Në fakt, ai sot kujtohet më mirë për raportin e tij mbi SIDA-n në vitin 1986 ku kërkoi përdorimin e prezervativëve dhe edukatën seksuale për fëmijët e shkollave.

C. Everett Koop la gjurmë gjatë kohës që shërbeu në postin e Kirurgut të Përgjithshëm, duke nisur një fushatë kundër pirjes së duhanit në Shtetet e Bashkuara, fushatë që arriti të vendosë bazat për ndalimin sot të pirjes së duhanit në vende publike në të gjithë vendin.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG