Lidhje

Studim i ri - Dieta mesdhetare mbron zemrën


diet

diet

Por disa kritikë thonë se vaji i ullirit dhe arrat janë kaq të larta në yndyrë dhe kalori sa që konsumimi i tyre me shumicë mund të çojë në probleme të tjera shëndetësore

Një studim i ri pesë-vjeçar mbi dietën mesdhetare tregon se vaj ulliri, arra, fasule, peshk, mish i bardhë, fruta, perime dhe një gotë verë çdo ditë janë përbërësit për një zemër të shëndetshme.

Studimi i gjërë dhe i menaxhuar me rigorozitet gjeti se kjo dietë mund të parandalojë rreth 30 për qind të goditjeve në zemër, tru dhe vdekjeve nga sëmundjet e zemrës.

Gjatë këtij studimi, shkencëtarë nga Universiteti i Barcelonës shqyrtuan rreth 7 mijë e 500 të rritur që nuk kishin sëmundje të zemrës, por ishin duhanpirës, ishin mbipeshë ose kishin diabet apo faktorë të tjerë të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare.

Disa ekspertë i kanë kritikuar rezultatet e studimit, duke theksuar se pjesmarrësit e trajtuar me dietë mesdhetare nuk përjashtoheshin nga mundësia e goditjeve në zemër dhe tru, dhe se vaji i ullirit dhe arra janë kaq të larta në yndyrë dhe kalori sa që konsumimi i tyre me shumicë mund të çojë në probleme të tjera shëndetësore. Por ekspertët e sëmundjeve të zemrës e vlerësuan studimin, duke thënë se kjo vërteton se sa e rëndësishme është një dietë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

XS
SM
MD
LG