Lidhje

Egjipt, 19 turistë të vdekur


Një balon me ajër të nxehtë u rrëzua në afërsi të qytetit Luxor në Egjipt duke vrarë 19 turistët në bord.

Dy njerëz të tjerë, përfshi pilotin mbijetuan pasi balona morri zjarr dhe shpërtheu sot ndërsa po udhëtonte në një lartësi prej 300 metrash mbi bregun perendimor të Lumit Nil.

Zyrtarët thane se viktimat ishin nga Franca, Britania dhe vende të tjera.

Zona ku u rrëzua balona ka qenë kryeqyteti Egjiptit të lashtë dhe tërheq shumë turistë që shohin tempujt, pallatet dhe varret përfshi vendin ku prehet faraoni Tutankhamun. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për kulturën, UNESCO e ka shpallur atë Trashëgimni Botërore në vitin 1979.
XS
SM
MD
LG