Lidhje

SHBA: Irani nuk do të lejohet të zotërojë armë bërthamore


Nënpresidenti Biden thotë se Shtetet e Bashkuara nuk bëjnë “bllof” me vendosmërinë për të parandaluar Iranin nga ndërtimi i një arme bërthamore

Nënpresidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk bëjnë “bllof” me vendosmërinë për të ndaluar Iranin nga ndërtimi i një arme bërthamore. Z. Biden mbajti fjalimin e tij para delegatëve nga AIPAC, organizata lobiste më e fuqishme pro-Izraelit në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë se 12,000 aktivistë pro-Izraelit ndodhen në Uashington për konferencën vjetore të Komitetit Izraelit Amerikan të çështjeve Publike - ose AIPAC.

Shqetësimi lidhur me programin bërthamor të Iranit është në rendin e ditës së konferencës.

Nënpresidenti Joe Biden i tha grupit AIPAC se kur është fjala për ambiciet bërthamore të Iranit, pozicioni i SHBA është shumë i qartë se Irani nuk do të lejohet të zotërojë një armë bërthamore, “do të parandalohet, jo përmbahet, por parandalohet”, tha ai.

Izraeli ka kërcënuar sulme ushtarake nëse Irani merr hapa për të zhvilluar armë atomike. Teherani këmbëngul se programi i tij është për qëllime paqësore.

Z. Bajden tha se një rrugë-zgjidhje ushtarake është në tryezë, nëse diplomacia nuk jep rezultat.

"Vendet e mëdha nuk bëjnë bllofe dhe presidenti Barak Obama nuk po e bën këtë.”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu thotë se një kërcënim ushtarak "i qartë dhe i besueshëm" është i nevojshëm për të ndaluar Iranin nga ndërtimi i një arme bërthamore.

Duke folur nga Jeruzalemi me anë të lidhjes me satelitit me pjesmarrësit në konferencën AIPAC në Uashington zoti Netanyahu tha se vetëm fjalët dhe sanksionet nuk do ta ndalin Iranin. Ai tha se pavarësisht diplomacisë dhe sanksioneve, Irani është duke iu afruar asaj që ai e quan "vija e kuqe" - pikë ku Irani mund të jetë e gati për të ndërtuar armë e tij të parë bërthamore. Z. Netanyahu përsëriti se Irani është duke përdorur, bisedimet, duke përfshirë negociatat e fundit në Kazakistan, si një taktikë për të fituar kohë.

Vendet perëndimore po negociojnë me Iranin, por udhëheqësit izraelitë paralajmërojnë se Teherani është duke përdorur bisedimet për të vazhduar ndërtimin e programit të tij bërthamor.

AIPAC mbështet fuqimisht qeverinë izraelite lidhur me qëndrimin ndaj Iranit dhe konfliktit me palestinezët.

Por disa grupe hebraike janë kritikë të kësaj mbështetjeje.

Një organizatë e quajtur Zëri Hebre për Paqe zbuloi 100 reklama në sistemin e metrosë së Uashingtonit, duke thënë se AIPAC nuk flet për anëtarët e saj.

Alan Elsner është zëdhënës i shoqatës J Street, një grup pro-paqes hebraike.

"Për ata njerëz që duan të mbështesin Izraelin, të cilët e duan Izraelin, por nuk duan të mbështesin çdo politikë të qeverisë izraelite, të cilët nuk duan të mbështesin pushtimin, të cilët nuk duan të mbështesin vendbanimet, dhe kështu ne sigurojmë një vend për ata njerëz që të jetojnë atje. "

Të martën, ditën e fundit të konferencës AIPAC, mijëra e delegatëve do të shkojnë në Kongres për të lobuar për çështjen e tyre.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG