Lidhje

OKB, sot mbi sanksione të reja ndaj Phenianit


Keshilli i Sigurimit, OKB
Keshilli i Sigurimit, OKB

Diplomatët u thanë gazetarëve të hënën vonë se shpresojnë që Këshilli i Sigurimit do të jetë në gjendje të votojë mbi një rezolutë deri në fund të javës.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mblidhet sot për të diskutuar sanksione të reja në përgjigje të provës së fundit bërthamore të Koresë së Veriut.

Takimi me dyer të mbyllura vjen ndërsa diplomatët raportojnë se Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë arritur një marrëveshje paraprake për të ndëshkuar Pheniani për provën e tretë të muajit të kaluar, që ishte edhe më e fuqishja i saj deri tani.

Diplomatët u thanë gazetarëve të hënën vonë se shpresojnë që Këshilli i Sigurimit do të jetë në gjendje të votojë mbi një rezolutë deri në fund të javës. Përmbajtja e projekt-rezolutës nuk është bërë e ditur.

Këshilli i Sigurimit tashmë ka dënuar njëzëri provën bërthamore të 12 shkurt si një "shkelje të rëndë" të sanksioneve ekzistuese të OKB-së në përgjigje të programeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut. Pheniani tha se prova synonte drejt "krye-armikut" të saj, Shteteve e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG