Lidhje

Armenia, hapa të dukshëm drejt demokracisë


Kandidati për presidenti i opozitës Raffi Hovhannisyan i cili shpall fitoren e tij - ndonëse i ka humbur zgjedhjet, thotë:

“Për herë të parë në 20 vite qytetarët i kanë thënë po kushtetutës tonë, zbatimit të ligjit dhe demokracisë në të ardhmen”

Zoti Hovhannisyan i është bashkuar protestës së Andreas Gukasyn, një kandidat i cili e kaloi fushatën zgjedhore në grevë urie. Ai thotë:

“E nisa këtë grevë urie që shoqëria, qeveria, dhe komuniteti ndërkombëtarë t’i kushojnë vëmendje faktit se Armenia ende po përpiqet që të tregojë përpara të tjerëve pavarësinë e saj”.

Pesë vite më parë, protestat që pasuan zgjedhjet në Yerevan përfunduan me 10 të vdekur. Kësaj rradhe, policia dhe protestuesit po ndjekin një rrugë paqësore. Disa shohin një frymë të re hapjeje, që ushqen demokracinë.

Richard Giragosian është optimist:

“Në përgjithësi jam optimist në prirjen që paraqet Armenia përsa i përket demokratizimit, pasi shoh një prirje më perëndimore”.

Kur presidenti armen Serzh Sargsyn votoi në 18 shkurt, ai e dinte se opozita nuk do të fitonte vetëm tre përiqnd të votave- ashtu siç kishte ndodhur edhe në republikat e tjera sovjetike.

Ai u rizgjodh - por vetëm me 59 përqind të votave.

Përkrahësit e opozitës mbështetën zotin Hovhannisyan- i lindur në Kaliforni dhe ministër i jashtëm i Armenisë, i pari mbas pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Ai fitoi 37 përqind të votave , dyfishin e parashikimeve të sondazheve publike përpara votimeve.

“Ne jemi tani në vitin e 22-të të demokracisë, dhe ne asnjëherë nuk kemi bërë kalimin e pushtetit përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Është çështje kohe që Armenia të marrë nismën e të rikthejë demokracinë, zbatimin e ligjit, të drejtat civile tek populli i Armenisë”.

Thuajse 7 mijë vëzhgues të huaj dhe armenë ndoqën votimet.
Karin Woldseth, drejtuese e delegacionit të parlamentit europian dha miratim të kufizuar për votimet:

“Ne kemi vërejtur përparim të thellë në shumë zona, si ambjenti mediatik, korniza ligjore, liria e grumbullimeve, dhe liria e fjalës.”

Ndërsa ajo fliste, protestuesit e ndërprenë konferencën e shtypit, duke thënë se vëzhguesit europianë ishin “turistë politikë” që vulosin zgjedhje të parregullta.

“Ata thonë se ne jemi një hap përpara, se kemi bërë zgjedhje transparente, por kjo është gënjeshtër. Sepse ne kemi vëzhguesit tanë në këto qendra që qëndruan aty gjithë kohën dhe ata janë dhunuar. Ndërsa vëzhguesit e tyre kanë shkuar atje vetëm për 15 minuta”. - thotë një protestues.

Që nga votimet, zoti Hovhannisyan ka nisur turin në vendin e tij malor, duke drejtuar mitingje proteste e duke u përpjekur që të bashkojë opozitën:

“Jam i angazhuar që sëbashku me popullin e Armenisë, të sjellim një kalim pushteti pa gjakderdhje. Dhe jam i sigurt që mbas pesë vitesh do të kemi zgjedhjet e para të lira e të ndershme në Armeni”.

Demokracia e paqartë dhe e paparashikueshme, me pjesmarrjen e qytetarëve në të - kjo duket të jetë panorama e Armenisë pas sovjetike.
XS
SM
MD
LG