Lidhje

Parashikime të zymta rreth sëmundjes Alcaimer


Numri i pacientëve me Alcaimer do të dyfishohet deri në 2050

Llogaritet se 5 milionë e 400 mijë amerikanë sot kanë Alzheimer.

Dhe një studim në revistën “Neurologji” bën disa parashikime të zymta rreth të ardhmes së sëmundjes, e cila zakonisht u rrëmben njerëzve mendjet dhe kujtimet.

Shkencëtarët shqyrtuan të dhënat e gati 11 mije pacientëve 65 vjeç e sipër, duke i ekzaminuar ata çdo tre vjet, dhe duke i kontrolluar për demencë. Ata arritën në përfundimit se deri në vitin 2050, numri i viktimave të Alzheimerit do të mbi dyfishohet në gati 14 milionë vetë. Për këtë rritje, ata theksojnë plakjen e brezit “baby-boom”, i përbërë nga persona të lindur midis viteve 1946 – 1964.

Autorët e studimit paralajmërojnë se kjo valë Alzheimeri do të jetë një barrë e madhe – jo vetëm për pacientët dhe familjet e tyre – por edhe për sistemin shëndetësor. Si përgatitje më të mirë, shkencëtarët rekomandojnë shtimin e kërkimeve për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes.


Kafeja – A mund të ulë ajo rrezikun e vdekjes?

Kafeja duket se e mban njeriun më shumë se zgjuar - e mban edhe gjallë. Një studim i publikuar në revistën amerikane të Epidemiologjisë thotë se kafeja e mbron njeriun nga kanceri në gojë dhe në fyt.

Shkencëtarët vëzhguan rreth 1 milionë persona. Ata që pinin të paktën katër filxhanë kafe në ditë kishin 50 për qind më pak gjasa të vdisnin nga kanceri në gojë ose në grykë, në krahasim me personat që nuk pinin kafe ose e përdornin atë rrallë, si dhe në krahasim me ata që pinin duhan dhe alkool – faktorë të fortë rreziku për kanceret në gojë.

Autorët e studimit thonë se nuk e dinë saktësisht se në ç’mënyrë kafeja vepron për të mbrojtur kundër këtyre kancereve. Por ata gjithashtu shtojnë se ende nuk ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme për të rekomanduar pirjen e kafesë ose shtimin e marrjes së e saj si masë për parandalimin e kancerit.


Mjekët e mbingarkuar dhe siguria e pacientëve

Një studim botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë (JAMA) ngre pyetje shqetësuese në lidhje me cilësinë e kujdesit kur njeriu ka më shumë nevojë. Studimi morri në shqyrtim mjekë në mbi 500 spitale.

- 40 % e tyre thanë se kishin shumë pacientë për t’u kujdesur – kjo u ndodhte të paktën 1 herë në muaj
- 36 % thanë se kjo mbingarkesë u ndodhte 1 herë në javë.
- 25 % e mjekëve raportuan se mbingarkesa i pengonte për të diskutuar plotësisht mënyrat e trajtimit me pacientët dhe familjet e tyre.
- 20 % thanë se kishin urdhëruar kryerjen e procedurave ose analizave të panevojëshme sepse u mungonte koha për t’a vizituar pacientin personalisht.
- 5 % e mjekëve pohuan se për shkak të numrit tepër të madh të të sëmurëve që kishin nën kujdes, një pacient u kishte vdekur.
XS
SM
MD
LG