Lidhje

Rusi: Përkujtohet 60 vjetori i vdekjes së Stalinit


Disa qindra njerëz u mblodhën sot në Sheshin e Kuq të Moskës për të përkujtuar 60-vjetorin e vdekjes së Stalinit.
Krerët e Partisë Komuniste kishin organizuar një procesion, kryesisht me njerëz të moshuar, për të vendosur lule në varrin e tij pranë Kremlinit. Në Rusi, ende ka nostalgji për Stalinin.
Përkrahësit thonë se ai e udhëhoqi vendin për të arritur fitoren mbi nazizmin. Ndërkohë, për kundërshtarët Stalini mbetet një vrasës që fajësohet për miliona të vdekur, për kolektivizmin me dhunë dhe kampet famëkeqe të punës së detyruar, të quajtura gulag.
Stalini ishte sunduesi de-fakto i Bashkimit Sovjetik nga viti 1924 deri më 1953.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG